Here We Go, Ter Stegen drejt Gironës
Marc-Andre Ter Stegen do të largohet nga Barcelona.
Minutazhi i limituar pas ardhjes së Joan Garcias, bëri që gjermani të mendojë për një të ardhme larg kampionëve të Spanjës.
Mirëpo ai nuk do të largohet nga La Liga, pasi që do t’i bashkohet rivalit katalanas, Gironës.
Ter Stegen, do të shkojë te Girona në formë huazimi deri në fund të sezonit, ku synon të rikthejë formën e tij./IndeksOnline/

