Vinicius Junior përballë sfidës: Rikthim në formë apo sezon i vështirë?
Dy vjet më parë, Vinicius Junior ishte në kulmin e karrierës, duke udhëhequr Real Madridin drejt titujve të LaLigas dhe Ligës së Kampionëve dhe duke u konsideruar favorit për “Topin e artë” 2024. Megjithatë, çmimi përfundoi te Rodri, një goditje që ndikoi ndjeshëm në formën dhe rolin e brazilianit.
Me ardhjen e Kylian Mbappes-ë, Vinicius humbi statusin e figurës qendrore. Edhe pse në sezonin 2024/25 regjistroi shifra solide, ai nuk arriti më dominimin e mëparshëm, ndërsa sezoni aktual ka qenë zhgënjyes, me vetëm 6 gola në 27 ndeshje dhe disa episode tensioni në fushë.
Kritikat ndaj sjelljes së tij dhe situata e paqartë kontraktuale, ku kërkon një pagë të ngjashme me Mbappen-në, kanë shtuar dilemat në Madrid. Megjithatë, performanca e tij e shkëlqyer në finalen e Superkupës ndaj Barcelonës tregoi se Vinicius mbetet një superyll, i aftë të bëjë diferencën në ndeshjet e mëdha.
Tani Real Madridi përballet me një vendim të rëndësishëm: të besojë në rikthimin e Viniciusit, të gjejë ekuilibrin brenda skuadrës dhe një marrëveshje financiare, ose të rrezikojë largimin e tij nga “Santiago Bernabeu”.

