75 Mall Live Search
10:17 / E Martë, 20 Janar 2026 / Z S

Tragjedi në Krujë: Një 57-vjeçar dyshohet se u godit me çekiç, autori i dyshuar kapet

Një konflikt mes drejtuesve të dy automjeteve është regjistruar pas mesnatës në aksin Krujë-Mamurras, të cilët dyshohet se janë përplasur me makinë.

Mes tyre dyshohet se ka pasur edhe konflikt fizik. Nga kjo ngjarje, Petrit Ndou nga Puka ka humbur jetën. Ky i fundit ka marrë një plagë në kokë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një çekiç.

Viktima dyshohet se është qëlluar me çekiç në kokë nga 28-vjeçari me iniciale A.V. nga Mamurrasi. 28-vjeçari është shoqëruar nga policia dhe po merren dëshmi të deshmitarëve për të zbardhur ngjarjen.

“Krujë/Informacion paraprak: Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç, raporton Euronewsalbania.

Shërbimet e policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë”, njofton policia.