Këta janë deputetët, që humbën e fituan vota në PDK pas rinumrimit të votave
Rinumërimi i votave ka sjellë lëvizje brenda Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke ndikuar në numrin e votave për disa kandidatë për deputetë.
Pas përfundimit të procesit të rinumërimit, disa deputetë kanë shënuar rritje të votave, ndërsa të tjerë kanë pësuar rënie.
Kryetarit të këtij subjekti, Bedri Hamza, nga rinumërimi i deritashëm i janë shtuar 47 vota.
Po ashtu vota u janë shtuar edhe kandidatëve si Përparim Gruda( +422 Vota), Arian Tahiri(+592 Vota) si dhe Sala Jashari( +264 Vota)
Ndërsa kandidatët që kanë humbur më së shumti vota pas rinumrimit janë Fetah Paçarizi ( -6,027 Vota), Fadil Demaku( -1,092 Vota), Arianit Çollaku(-1,687 Vota), Kujtim Gashi(-2,358 Vota), Nait Hasani(-3,410 Vota) dhe Enver Hoxhaj (-1,042 Vota)./Indeksonline/

