Inter-Arsenal, ja kush u shpall “Lojtari i ndeshjes”
Arsenali arriti të mposht Interin në “San Siro”.
“Topçinjtë”, fituan me rezultat bindës 1-3 duke vazhduar dominimin prej 7 fitoreve radhazi.
Një lojtar në veçanti, ishte më meritori për fitoren e tyre në qytetin e modës.

Braziliani Gabriel Jesus, shkëlqeu ku shënoi 2 gola dhe për këtë u shpall edhe “Lojtari i ndeshjes”.
Arsenali, veç se e ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-tave dhe kryeson tabelën me 21 pikë./IndeksOnline/

