75 Mall Live Search
09:08 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / L A

Juventusi shumë pranë En-Nesyrit

Juventusi po i afrohet ndjeshëm transferimit të Youssef En-Nesyri, me zhvillime konkrete që kanë përshpejtuar negociatat në orët e fundit.

Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, klubi bardhezi e ka vendosur sulmuesin maroken në krye të listës për repartin ofensiv dhe marrëveshja konsiderohet në fazë të avancuar.

Burimet italiane bëjnë të ditur se Juventusi ka intensifikuar kontaktet me klubin e lojtarit, duke punuar mbi formulën e operacionit dhe kushtet ekonomike.

En-Nesyri shihet si profili i duhur për të rritur peshën në sulm, falë fizikut, lojës ajrore dhe eksperiencës ndërkombëtare që ka fituar ndër vite.

Optimismi në ambientin bardhezi është i lartë dhe nuk përjashtohet që mbyllja e marrëveshjes të vijë së shpejti, nëse nuk shfaqen pengesa të papritura. Juventusi synon ta vendosë në dispozicion të trajnerit sa më shpejt, për t’i dhënë një alternativë të fortë repartit ofensiv në pjesën vendimtare të sezonit.