Zyrtare: Një tjetër lojtar largohet nga Llapi, Ardit Tahiri transferohet në Ukrainë
Futbollisti kosovar, Ardit Tahiri, është bërë me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra e Superligës së Kosovës përmes rrjeteve sociale ka njoftuar publikun se Tahiri është transferuar te skuadra ukrainase, Kolos Kovalivka, shkruan Indeksonline

“KF Llapi e falënderon Ardit Tahirin për kontributin, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit dhe i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale”, shkruhet në postimin e klubit kosovar.
Në pjesën vjeshtore të sezonit aktual, futbollisti ishte i huazuar te klubi HJK Helsinki, ku fitoi përvojë të rëndësishme ndërkombëtare./Indeksonline/

