75 Mall Live Search
10:18 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / MSH1

Vjosa Osmani dhe Fanë Rugova vendosin lule te varri i presidentit historik

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe të varri i ish-presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova.

Homazhet u bënë në 20-vjetorin e vdekjes së tij, raporton IndeksOnline.

Kurorën me lule mbi varrin e Rugovës e vendosën Osmani dhe bashkëshortja e të ndjerit, Fana.

Të pranishëm ishin edhe fëmijët e Ibrahimit: Uka dhe Teuta, bashkë me kabinetin e presidencës.

Homazhe bënë edhe ambasadorët Jonathan Hargreaves, Anu Prattipati, Olivier Guerot, e Danijela Barisic./IndeksOnline/