Djali vrau nënën në Dragash, viktima kishte lëndime në kokë
Policia ka dhënë detaje të reja për vrasjen në Dragash. Më 21.01.2025, rreth orës 01:06, policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit.
Dyshimet janë se djali me të meta mendore ka goditur nënën në regjionin e kokës duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.
“Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30- vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60-vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor.
Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.
Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me prokurorin e shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë./Indeksonline/

