E plotësoi një ëndërr, Gabriel Jesus: Si fëmijë e kam shikuar Serie-n A-n…!
Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 1:3 ndaj Interit, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus, i shënoi dy gola ndaj ekipit italian, shkruan Indeksonline
Pas ndeshjes, ai tha se kishte ëndërr të luante kundër Interit dhe t’i shënonte gol.
“Si fëmiijë e kam ndjekur gjithmonë Serie-n A-n. Ëndërroja të luaja ndaj Interit dhe të shënosh gol dhe të fitosh ndaj një prej ekipeve më të mira në Europë, është një ndejnjë e mrekullueshme”, u shpreh Gabriel Jesus.
Kujtojmë se Arsenali vazhdon me rekord pozitiv në Ligën e Kampionëve. Ku në shtatë ndeshje, ka fituar të gjitha./Indeksonline./

