75 Mall Live Search
11:26 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / G T

Lucas Hernandez dhe bashkëshortja e tij akuzohen për trafikim njerëzor

Futbollisti i njohur francez Lucas Hernandez dhe bashkëshortja e tij janë përfshirë në një çështje të rëndë ligjore, pasi janë akuzuar për trafikim njerëzor dhe punë të fshehur, sipas raportimeve të Paris Match, të cituara nga ActuFoot.

Sipas akuzave, një familje kolumbiane ka paraqitur ankesë duke pretenduar se është detyruar të punojë për çiftin nga shtatori i vitit 2024 deri në nëntor të vitit 2025, pa një kornizë ligjore dhe pa kontrata pune. Familja pohon se ka qenë e ekspozuar ndaj orareve jashtëzakonisht të gjata të punës, ku secili anëtar dyshohet se ka punuar mes 72 dhe 84 orë në javë, shkruan Indeksonline

Po ashtu, thuhet se nuk ka ekzistuar asnjë marrëveshje zyrtare punësimi, çka e rëndon edhe më tej situatën ligjore të rastit. Familja kolumbiane ka dorëzuar zyrtarisht një kallëzim penal pranë Prokurorisë Publike të Versajës, e cila pritet të shqyrtojë rastin dhe të vendosë për hapat e mëtejmë.

Deri më tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Lucas Hernandez apo përfaqësuesit e tij ligjorë. Çështja mbetet në fazën e hetimeve, ndërsa autoritetet franceze pritet të sqarojnë rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme ligjore./Indeksonline/