Sivasspori dëshiron kthimin e Rey Manajt, që nga nesër mund të bëhet oferta zyrtare
Rey Manaj siç dihet prej kohësh kërkon largimin nga Sharjah FC. Sulmuesi shqiptar nuk e gjen më veten te skuadra e tij aktuale dhe për këtë synon një tjetër destinacion.
Një nga skuadrat që ka interes për të është Sivasspor. Ish-skuadra e lushnjarit kërkon rikthimin e sulmuesit në Turqi, aty ku shkëlqeu para se të kalonte te Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Indeksonline
Sivasspor Başkanı Burak Özçoban, transfer yasağının yarın itibariyle kaldırılacağını, ilk kaleci Gökhan Akkan olmak üzere görüştükleri oyuncularla seri şekilde sözleşme imzalayacaklarını duyurdu. Sivasspor Rey Manaj’a da son teklifini sundu.
— Sivas Haber Ajansı – SİHA (@sivashaberajans) January 21, 2026
#sivashaberleri #sivashaber #sivas pic.twitter.com/xgzJP7yWeF
Saktësisht është presidenti Burak Ozçoban, i cili po këmbëngul për rikthimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare. Palët mes tyre vazhdojnë bisedimet dhe fillimisht duhet që Sivasspor të shlyejë disa detyrime të prapambetura për të zhbllokuar merkaton dhe më pas për të ndërhyrë te Manaj.
Vlen të theksohet se aventura e parë e lushnjarit te Sivasspor ishte mjaft e suksesshme, pasi në 60 ndeshje ia doli të shënonte 30 gola, duke udhëhequr ekipin drejt rezultateve pozitive në kampionat./Indeksonline/

