75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 21 Janar 2026 / P M

Një kamion del nga rruga, humb jetën një 56-vjeçar nga Kosova, afër Kriva Pallankës së Maqedonisë së Veriut

Një shtetas i Kosovës ka humbur jetën në një aksident trafiku në Maqedoninë e Veriut derisa po drejtonte një kamion në magjistralen Deve Bair – Kriva Pallankë.

Për këtë ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, e cila tha se ai vdiq në vendngjarje.

“Më 21.01.2026, në orën 04:50, në NJPB Kriva Pallankë është denoncuar se në rrugën magjistrale -vendkalimi kufitar Deve Bair – Kriva Pallankë, në zonën e f. Uzem, rrethina e Kriva Pallankës, një mjet transportues “Skania” me targa të Kosovës, i drejtuar nga N.H. (56) nga Kosova, doli nga rruga dhe bie në greminë. Nga lëndimet e pësuara në vendin e fatkeqësisë ndërroi jetë shoferi N.H., ndërsa mjeku i ndihmës urgjente mjekësore konstatoi vdekjen”.

Ministria tha se është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dhënë për autopsi.