Mot i vranët, në disa zona do të ketë reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, në viset e larta parashihen fjolla bore.
Temperaturat minimale luhaten ndermjet -3 dhe -1°C.
Temperaturat maksimale do të jenë nga 3 deri 5°C.
“Era fryn nga juglindja 1-5m/s”, njofton IHMK-ja.

