Shkëlqeu me gola te Mallorca, Vedat Muriqi nominohet për çmimin “Lojtari i muajit” në La Liga
Futbollisti kosovar, Vedat Muriqi është duke kaluar momente fantastike në LA Liga me fanellën e Mallorcas.
Së fundmi, lojtari “dardan” shënoi hat-trik ndaj Athletic Bilbaos, shkruan Indeksonline
Për shkak të paraqitjeve fantastike në La Liga brenda këtij muaji, ai është nominuar për çmimin e lojtarit më të mirë.
Në këtë garë, Muriqi ka kundërshtarë: Marcos Alonso, Vladyslav Vanat, Goncalo Guedes dhe Alexander Sorloth.
31-vjeçari shumë lehtë mund të jetë fitues i këtij çmimi, pasi në tri ndeshjet e janarit në ligë ai shënoi pesë gola./Indeksonline/

