Costa për Conten dhe mesazhi i famshëm: Ai ishte gjithmonë nervoz, sikur s’bënte se** në shtëpi!
Diego Costa ka dhënë një intervistë interesante në emisionin “Obionepodcast” me legjendën e Chelseat, John Obi Mikel.
Ai zbuloi mesazhin e famshëm nga Antonio Conte që bëri të largohej nga Chelsea, shkruan Indeksonline
“Isha në pushime dhe kisha mundësi të firmosja një kontratë të re me Chelsean. Andaj i dërgova një mesazh Contes: “A më llogarit mua për sezonin e ri”. Përgjigjja e tij ishte e menjëherëshme: “Faleminderit për çdo gjë që ke bërë, por unë s’llogariti në ty.
“Pastaj i dërgova mesazh Marinas dhe ajo më tha menjëherë se Conte nuk është pronari i klubit. Unë i thash Marinas që çdo gjë që kam bërë për këtë klub, nuk e meritoj të trajtohem kështu.
“Ai ishte gjithmonë i nervozuar, gjithmonë kishte fytyrën e tillë. Dukej sikur që nuk bënte sek** në shtëpi”, u shpreh Costa
Diego Costa me Chelsean fitoi dy tituj të Premier League dhe një EFL Cup./Indeksonline/
🚨💣DIEGO COSTA ON ANTONIO CONTE:
— CFCDaily (@CFCDaily) January 22, 2026
“He’s always angry, always with a long face, probably he doesn’t have sex at home because he is a very bitter guy.” [@obionepodcast] pic.twitter.com/vWGqeKBadn

