Themelohet “Bordi i Paqes”, presidentja Osmani nënshkruan deklaratën përkrah Trumpit
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në “Bordin e Paqes”, një iniciativë ndërkombëtare e nisur nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton IndeksOnline.
Gjatë përgatitjeve për nënshkrimin, presidentja Osmani dhe presidenti Trump zhvilluan një bisedë të shkurtër, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit global.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe forcon rolin e saj në nismat për promovimin e paqes./IndeksOnline/

