Rama arsyeton mungesën e tij në Davos: Zgjodha vajzën, para babait
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u është përgjigjur në seancë plenare deputetëve të opozitës lidhur me mungesën e tij në Davos, për të nënshkruar “Bordin e Paqes” me presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai u shpreh se me lejen e presidentit Trump, vendosi ta mirëpriste të bijën e tij, Ivankën, në Shqipëri.
“Unë duhet të bëja një zgjedhje midis, t’i përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën në Shqipëri dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht vajzën e zgjodha me lejen e babait”, u shpreh Rama.

