75 Mall Live Search
14:39 / E Enjte, 22 Janar 2026 / P M

Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin për tentim vrasjeje të rëndë në Pejë

Departamenti për Krime të Rënda, me gjyqtarin e procedurës paraprake Shaqë Curri, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit E.I., pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Sipas njoftimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri E.I. ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, e sanksionuar nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Dyshimet kanë të bëjnë me një rast të rëndë, ku viktimë dyshohet të jetë ish-bashkëshortja e të pandehurit. Gjykata ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, ashtu siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Paraburgimi ndaj E.I. ka filluar më 20 janar 2026, në ora 13:50, dhe do të zgjasë deri më 19 shkurt 2026, në ora 16:00.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.