Jo vetëm ekipet angleze, për Mehmetin interesohen edhe klubet nga Ligue 1
Anis Mehmeti është duke kaluar momente fantastike në Championship te skuadra e Bristol Cityt.
Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë mund të largohet nga skuadra angleze dhe kjo mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit, shkruan Indeksonline
Mehmeti ka marrë oferta nga shumë klube, e fundit është Toulouse i Ligue 1 të Francës.
Mehmeti është duke kaluar momente fantastike me fanellën e Bristol Cityt. Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste në Championship këtë sezon./Indeksonline./

