Chelsea arrin marrëveshje për transferimin e talentit 17 vjeçar
Chelsea po krijon bazën për të ardhmen e klubit.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se skuadra londineze ka arritur marrëveshje me Sheffield Wednesday, për transferimin e talentit 17-vjeçar, Yisa Alao, shkruan IndeksOnline.
Chelsea ka fituar garën ndaj Liverpulit dhe disa klubeve tjera nga Premier Liga.
Transferimi i Alao i ka kushtuar Chelseas vetëm 500 mijë funta.
Sheffield Wednesday pranoi të gjitha kushtet e marrëveshjes derisa testet mjekësore do të ndodhin së shpejti./IndeksOnline/

