63-vjetori i Traktatit të Elysee-së, Gjermania e Franca shprehin mbështetje për Kosovën në rrugën drejt integrimit evropian
Gjermania dhe Franca vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë në mbështetje të Kosovës në procesin e saj të integrimit evropian.
Me rastin e 63-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Élysée-së dhe 7-vjetorit të Traktatit të Aachen-it, Ambasada e Gjermanisë organizoi një drekë zyrtare në Rezidencën Gjermane, ku morën pjesë përfaqësues të Ambasadës Franceze.
Kjo ditë shënon thellësinë e miqësisë gjermano-franceze dhe forcën e lidhjeve të ndërtuara ndër dekada, si dhe angazhimin e përbashkët për stabilitetin, paqen dhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Bashkëpunimi dhe miqësia ndërmjet Gjermanisë dhe Francës mbeten një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Kosovës.
Postimi i plotë:
Gjermania dhe Franca punojnë ngushtë së bashku për të asistuar dhe mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Me rastin e 63-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Élysée-së dhe 7-vjetorit të Traktatit të Aachen-it, Ambasada e Gjermanisë pati nderin të organizojë një drekë në Rezidencën Gjermane për kolegët dhe miqtë nga Ambasada e Francës.
“22 janari shënon thellësinë e miqësisë sonë dhe forcën e lidhjeve që kemi ndërtuar gjatë dekadave të fundit.”
“Ne presim me padurim të vazhdojmë këtë rrugë të bashkëpunimit dhe miqësisë këtu në Kosovë.”
“Rroftë miqësia gjermano-franceze!
Vive l’amitié franco-allemande!”

