75 Mall Live Search
19:35 / E Enjte, 22 Janar 2026 / F.R

Rinumërimi në Skenderaj përfundon, PDK humb disa vota

Pas rinumërimit të 100% të votave në Skenderaj, kandidatëve të PDK-së u janë hequr vota.

Kandidatëve që iu kanë hequr disa vota janë Mërgim Lushtaku (94 vota), Shahin Dervishaj (42 vota) dhe Sala Jashari (36 vota).

Kurse, ndryshime janë shfaqur edhe te LDK, ku kandidatit Halil Gecit i janë hequr 22 vota pas procesit të rinumërimit.