75 Mall Live Search
08:39 / E Premte, 23 Janar 2026 / Z S

Trump tërheq ftesën për Kanadanë në “Bordin e Paqes”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka tërhequr zyrtarisht ftesën për kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes”.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump njoftoi se bordi po e anulon ftesën drejtuar Kanadasë, duke e cilësuar atë si një vendim përfundimtar.

“Ju lutem, lejoni që kjo letër të shërbejë për të përfaqësuar se “Bordi i Paqes” po tërheq ftesën e tij drejtuar ju në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë”, ka shkruar Trump./Indeksonline/