Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për manipulim votash
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po zhvillon një operacion në rajonin e Prizrenit, në kuadër të hetimeve që lidhen me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Si rezultat i këtij aksioni, një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.
Lajmi është konfirmuar për IndeksOnlinen nga avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili po e përfaqëson atë në këtë rast.
Gjini bëri të ditur se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit dhe se personi i arrestuar ka qenë komisioner i kësaj partie.
Sipas tij, arrestimi është i paligjshëm.
“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e çuditshme për mua si avokat, imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.

