Zyrtare: Skuadra që synon kthimin në Premier League prezanton Anis Mehmetin
Futbollisti shqiptar, Anis Mehmeti, ka kryer testet mjekësore te skuadra e re.
Lojtari “kuqezi” është prezantuar te skuadra e Ipswich Town, që bën gara në Championship, shkruan Indeksonline
Skuadra që synon të futet në Premier League pritet t’i paguajë rreth 3 milionë funte për Mehmetin te Bristol City.
Mehmeti gjatë këtij sezoni me fanellën e Bristol Cityt ka shënuar tetë gola dhe ka bërë gjashtë asiste./Indeksonline/
The box is up and the first signing is in. 👊 pic.twitter.com/DMJzxJhOk6
— Ipswich Town (@IpswichTown) January 23, 2026

