Kryeprokurori Kryeziu: 109 komisionerë të ndaluar për falsifikim të rezultateve zgjedhore në Prizren
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se deri më tani janë ndaluar gjithsej 109 komisionerë, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, transmeton IndeksOnline.
Sipas Kryesiut, hetimet janë duke u zhvilluar nga Drejtoria për Krime Ekonomike, ndërsa dyshohet se gjatë procesit të numërimit janë shtuar mbi 40 mijë vota dhe janë hequr mbi 27 mijë vota, duke krijuar një diferencë totale prej 68,017 votash.
“Po flasim për një organizim të qëllimshëm, me anë të të cilit është tentuar të përmbyset rezultati i zgjedhjeve,” ka deklaruar Kryesiu.
Ai shtoi se hetimet kanë zbuluar komprometim dhe bashkëpunim mes komisionerëve dhe katër partive të mëdha politike, me qëllim ndryshimin e rezultatit zgjedhor.
Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar masa të tjera në kuadër të këtij rasti, i cili cilësohet si një nga skandalet më të rënda zgjedhore të viteve të fundit./IndeksOnline/

