Tottenham nis bisedimet me Andrew Robertson
Skuadra e Tottenhamit ka nisur bisedimet me futbollistin e Liverpulit, Andrew Robertson.
Sipas asaj që raporton gazetari David Ornstein, mbrojtësi skocez është objektiv i Tottenhamit që nga vera e kaluar, shkruan IndeksOnline.
Por pasi 31-vjeçari kishte një lëndim, diskutimet janë orientuar drejt një transferimi në afatin e dimrit.
Bisedimet tashmë janë në fazat fillestare dhe ende nuk ka ndonjë marrëveshje.
Liverpul e vlerëson shumë Robertësonin dhe nëse ai do të dëshironte një largim nga “Anfield”, atëherë do ta lejonte në një marrëveshje mes tyre./IndeksOnline/

