75 Mall Live Search
23:31 / E Premte, 23 Janar 2026 / F.R

Bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara, Zelensky: Pozicioni i Ukrainës është i qartë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se delegacioni i tij në bisedimet trepalëshe në Emiratet e Bashkuara Arabe është përfshirë në kornizën e dialogut, duke theksuar nevojën urgjente që Moska të sqarojë gatishmërinë e saj për t’i dhënë fund luftës.

Pozicionet ukrainase janë të qarta. Unë kam përcaktuar kornizën e dialogut për delegacionin tonë”, tha Zelensky në fjalimin e tij duke iu referuar takimeve të nivelit të lartë që përfshijnë përfaqësuesit ukrainas, amerikanë dhe rusë.

Duke nënvizuar formatin e dialogut, Zelensky vuri në dukje se palët po diskutojnë “parametrat e përfundimit të luftës”, por insistoi që përgjigjet konkrete tani kërkohen nga ana ruse.

Tani ata duhet të kenë të paktën disa prej përgjigjeve nga Rusia, gjëja kryesore është se Rusia është e gatshme t’i japë fund kësaj lufte” tha ai, duke shtuar se është “shumë herët për të përfunduar” para raundit tjetër të bisedave.

Presidenti konfirmoi që delegacioni ukrainas, i udhëhequr aktualisht nga shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes, Rustem Umerov dhe kreu i zyrës presidenciale, Kyrylo Budanov, do të përforcohet nesër nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Andrii Hnatov dhe zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes Vadym Skibitsky.

Paralelisht me rrugën diplomatike, Zelensky tregoi forcimin e aftësive të mbrojtjes, duke përmendur një “sinjal pozitiv” nga një bisedë me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me furnizimin e raketave PAC-3 për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.