75 Mall Live Search
23:43 / E Premte, 23 Janar 2026 / Gj Sh

Juventusi dhe Fenerbahçe pranë marrëveshjes për Youssef En-Nesyri

Juventusi dhe Fenerbahçe janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e sulmuesit maroken Youssef En-Nesyri.

Sipas raportimit të Fabrizio Romano, klubet kanë arritur një marrëveshje verbale, ndërsa negociatat ndodhen në fazat përfundimtare, shkruan IndeksOnline.

Marrëveshja parashikohet të realizohet në formën e një huazimi me opsion blerjeje, i cili nuk do të jetë i detyrueshëm. Detajet e fundit që mbeten për t’u sqaruar lidhen me anën e lojtarit dhe kushtet personale të kontratës.

Burime pranë Juventusit bëjnë të ditur se klubi bardhezi është shumë optimist dhe beson se transferimi është tashmë shumë pranë finalizimit.

Nëse gjithçka shkon sipas planit, En-Nesyri pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të “Zonjës së Vjetër”./IndeksOnline/