75 Mall Live Search
14:15 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / Gj Sh

Dani Alves mendon rikthimin në futboll në moshën 42 vjeçare

Kur askush nuk e prist, Dani Alves po shqyrton mundësinë e rikthimit në futbollin profesionist në moshën 42-vjeçare, gati tre vjet pas pensionimit.

Sipas raportimeve të gazetës portugeze ”A Bola”, ish-mbrojtësi i Barcelonës mund të rikthehet në fushë për disa muaj për të ndihmuar skuadrën portugeze Sao Joao de Ver, e cila garon në kategorisë së tretë, në betejën për mbijetesë, shkruan IndeksOnline.

Alves është gjithashtu bashkëpronar i klubit dhe mund të jetë përforcimi kryesor i ekipit në fazën vendimtare të sezonit.

Klubi portugez do të zhvillojë fazën e dytë të kampionatit për të shmangur rënien nga kategoria.

Kujtojmë që në muajin mars të vitit të kaluar, Dani Alves u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë së Katalonjës, pas 14 muajsh qëndrimi në paraburgim, i akuzuar për sulm seksual.

Ai fillimisht ishte dënuar me 4 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Barcelonës, por më pas u lirua.

Në ditët në vijim pritet të bëhet e qartë nëse braziliani do të rikthehet zyrtarisht në fushë, në një nga rikthimet më të bujshme të viteve të fundit në futboll./IndeksOnline/