Trump zbulon armën sekrete që rrëzoi sitemin e Venezuelës në arrestimin e Maduros
Trump i tha New York Post se një armë sekrete amerikane, e quajtur “Discombobulator”, çaktivizoi mbrojtjen e Venezuelës gjatë një operacioni më 3 janar, në të cilin u kap Maduro në Karakas.
Sipas tij, pajisja shkaktoi dështimin e sistemeve të armikut, duke u mundësuar trupave amerikane ta arrestonin Maduron pa humbje në njerëz nga ana amerikane.
“Ata nuk arritën të lëshonin asnjë raketë. Kishin raketa ruse dhe kineze, dhe nuk arritën të lëshonin asnjërën. Ne hymë, ata shtypën butonat dhe asgjë nuk funksionoi. Ishin plotësisht gati për ne,” tha Trump.

