Rrokulliset një makinë në Gjakovë, ndërron jetë shoferi
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person ka humbur jetën, pasi vetura e tij u rrokullis dhe përfundoi në një gropë.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Dan Polloshka”, raporton IndeksOnline.
Njësiti i Zjarrfikësve të Gjakovës u ftua për të intervenuar dhe tërhequr personin.
Në njoftimin e zjarrfikësve bëhet e ditur se fatkeqësisht viktima ishte pa shenja jete, kur u tërhoq.
“Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me shërbimet tjera emergjente dhe organet kompetente.
Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e të ndjerit” thuhet në njoftim.




