75 Mall Live Search
18:41 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / MSH1

Një tjetër rekord për Alban Skenderajn, shiten të gjitha biletat për koncertin në Shtutgart

Alban Skenderaj ka shënuar një tjetër rekord në karrierën e tij.

Biletat për koncertin e 16 majit në Shtutgart janë shitur të gjitha – brenda pak orësh, raporton IndeksOnline.

Artisti ka falënderuar publikun për dashurinë e pakushtëzuar, duke e cilësuar këtë sukses si më të shpejtin deri më tani, pavarësisht problemeve teknike nga fluksi i lartë i kërkesave.

Skenderaj ka bërë të ditur se kanë nisur negociatat për një natë të dytë koncerti në “Porsche Arena”, për t’u dhënë mundësi edhe fansave që nuk arritën të sigurojnë bileta.

May be an image of text that says 'MOTIV MO 16 MAJ 2026 PORSCHE ARENA, ' STUTTGART SOLD SOLDOU OUT'

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Sinqerisht nuk dua të përsëritem, por sa herë mendoj se arrita kulmin e lumturisë dhe suksesit, ju më surprizoni dhe njeherë akoma, me një dashuri pa kushte që e ndjej çdo ditë e më shumë.

Ky SOLD OUT është një rekord i ri në karrierën time dhe ndoshta më i shpejti deri më sot!

U deshën vetëm pak orë, duke marrë parasysh edhe problemet që u krijuan në web për shkak të fluksit të lartë!

Jam i vetëdijshëm që shumë nga ju nuk ia dolën të siguronin dot bileta.

Nuk ju premtoj dot për momentin një zgjidhje, por ju premtoj se do të nisin menjëherë negociatat për një natë të dytë, të nesërmen, në PORSCHE ARENA, me shpresën se salla të jetë e disponueshme!

Këto koncerte nuk janë vetëm një arritje për mua, por një ndërgjegjësim, një mundësi dhe një privilegj për të njohur realisht njerëzit e mrekullueshëm dhe artdashës të vendit tim!

Faleminderit nga zemra!