75 Mall Live Search
18:53 / E Shtunë, 24 Janar 2026 / L A

E mbani mend Victor Moses? Ja ku ka përfunduar ish-kampioni i Premierligës

Victor Moses është bërë me klub të ri pas 6 muajsh.

Nigeriani, tashmë do ta vazhdojë karrierën në Kazakistan ku është transferuar te skuadra e Kaysar Kyzylorda.

Moses, nënshkroi kontratë njëvjeçare me klubin kazak.

Ai mbahet mend padyshim për ecuritë e tij në skuadrat si Chelsea, Liverpool dhe Inter, ku me “Blutë” e Londrës kishte fituar Premierligën dhe 2 tituj të Ligës së Evropës./IndeksOnline/