Vazhdon kriza te Peja, mposhtet edhe nga Bora
Bora ka arritur fitoren e radhës në Procredit Superliga.
Ata kanë mposhtur Go+ Peja, me rezultat 88-68 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Më i miri i ndeshjes ishte Shaquen Jules, i cili shënoi 20 pikë dhe 9 reboundsa.
Bora, me këtë fitore ngjitet në vendin e 3-të me 27 pikë, ndërsa Peja e 4-ta me 24 pikë./IndeksOnline/

