Dy gjigantët evropianë në luftë për Alvarezin
Sulmuesi argjentinas Julian Alvarez vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar në Europë, dhe tani një tjetër klub i madh është futur në garë: Arsenali.
25-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës 2022 me Argjentinën, ka qenë prej muajsh në radar të Barcelona-s, që e konsideron objektiv numër një për sulmin.
Megjithatë, sipas raportimeve të ESPN dhe Talksport, londinezët tashmë kanë zhvilluar bisedime fillestare dhe janë seriozë për nënshkrimin e tij, edhe pse pritet që klubi spanjoll të kërkojë rreth 100 milionë euro.
Arsenal ka disa avantazhe në këtë garë. Drejtori sportiv Andrea Berta, ish-funksionar i Atletico Madrid, njeh Alvarezin nga koha e tij në kryeqytetin spanjoll dhe ka rol në transferimin e tij te Atlético në verën e 2024-ës për 75 milionë euro, me kontratë deri në vitin 2030.
Për më tepër, Alvarez tashmë ka përvojë në Ligën Premier nga koha e tij te Manchester City, gjë që e bën përshtatjen më të lehtë në Angli.
Arsenali tashmë e kishte në radar verën e kaluar, por atëherë preferoi të nënshkruante me Viktor Gyokeres nga Sporting Lisbona. Me Gabriel Jesus dhe Kai Havertz që po përballen me lëndime dhe mungesë vazhdimësie, nënshkrimi i Alvarezit mund të bëhet një zgjidhje kyçe për sulmin e “Topçinjve”.
Një garë e nxehtë për argjentinasin pritet të vazhdojë në muajt e ardhshëm, dhe Arsenali duket se nuk është gati të tërhiqet.

