Romagnoli dëshiron të largohet nga Lazio, klubi s’e lejon largimin e tij
Mbrojtësi i Lazios, Alessio Romagnoli po përballet me një situatë të pakëndshme.
Kjo pasi që lojtari po dëshiron të largohet nga klubi, për të vazhduar karrierën në Katar te skuadra e Al-Sadd.
Madje lojtari kishte arritur marrëveshjen me klubin arab, por që e vetmja pengesë ishte Lazio e cila refuzon ta shes atë.
Klubi nga kryeqyteti italian, doli edhe me një njoftim rreth kësaj situate.
“Lazio konfirmon se Alessio Romagnoli nuk është vendosur kurrë në treg dhe njofton se lojtari do të mbetet me Klubin.
Pavarësisht pyetjeve të ndryshme të marra në javët e fundit, qëllimi i Klubit mbetet i vendosur: të mbajë një lojtar të konsideruar si një figurë qendrore në projektin sportiv, si teknikisht ashtu edhe personalisht, dhe për lidershipin e tij brenda skuadrës”, shkruhet në njoftimin e Lazios./IndeksOnline/

