Shaqiri dhe klasi i tij, futbollisti shqiptar shënon gol në derbi ndaj Zurich
Skuadra e Baselit është duke barazuar 1:1 ndaj Zurichut në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.
Golin për Baselin e shënoi Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 11’të pas një asisti nga bashkëlojtari, Otele.
Ky ishte goli i shtatë i Shaqirit këtë sezon në ligë me fanellën e Baselit./Indeksonline/

