Nga Real Madridi, te Fulham… në verë mund të ndodhë befasia
Klubi anglez Fulham ka zhvilluar bisedime me ish-trajnerin e Real Madridit, Alvaro Arbeloa, për mundësinë e marrjes së drejtimit të skuadrës pas largimit të Marco Silvës.
Silva u largua nga “Craven Cottage” në fund të sezonit, duke i dhënë fund një periudhe pesëvjeçare në krye të Fulhamit. Pak ditë më vonë, ai u prezantua zyrtarisht si trajner i ri i Benficës, ku zëvendësoi Jose Mourinhon.
Ndërkohë, Arbeloa është shfaqur si një nga kandidatët kryesorë për stolin e klubit londinez. Ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares së Spanjës i dha fund aventurës së tij gjashtëmujore në “Santiago Bernabeu” të martën, duke mbetur i lirë për një sfidë të re në karrierën e tij si trajner./Indeksonline/

