Shaqiri realizon edhe golin e dytë në derbi, kësaj radhe me “parabolë”
Skuadra e Baselit është duke fituar 2:3 ndaj Zurichut në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.
Golin për 2:2 te Baseli e shënoi Xherdan Shaqiri, shkruan Indeksonline
Shaqiri realizoi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Sulmuesi shqiptar shënoi me “parabolë” pas një super asisti nga Schmid. Ky ishte goli i dytë personal për Shaqirin sonte në derbi./Indeksonline/

