Armëmbajtje pa leje në Dushkajë të Pejës, policia sekuestron një pushkë dhe municion
Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, gjatë patrullimit policor në fshatin Dushkajë të Pejës.
Sipas policisë, njësia policore ka hasur në një të dyshuar kosovar të dielën, i cili kishte shtënë me pushkë gjahu.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pushkë gjuetie me leje për gjueti, si edhe 16 fishekë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy gëzhoja.
Pas inicimit të rastit dhe konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente.
“Dushkajë, Pejë / 25.01.2026 – 13:20. Njësia policore gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin kosovar i cili kishte shtënë me pushkë gjahu. I dyshuari është ndaluar dhe nga ai është sekuestruar një pushkë e gjuetisë me leje për gjueti si dhe 16 fishekë. Po ashtu në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./IndeksOnline/

