75 Mall Live Search
09:05 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Asisti i Shaqirit, futbollisti shqiptar tregon se ishte skemë e ushtruar në stërvitje

Skuadra e Baselit mbrëmë arriti fitore spektakolare ndaj Zurichut me rezultatin 3:4 në ndeshjen e vlefshme për Superligën e Zvicrës.

Xherdan Shaqiri ishte heroi i këtij takimi, duke shënuar hat-trik dhe duke bërë një asist, shkruan Indeksonline

Pikërisht për këtë asist fantastik, lojtari shqiptar foli pas ndeshjes për mediat “helvetike”.

Ai tregoi se këtë e testuan në stërvitje, por nuk i doli mirë.

“E provuam një herë në kampin stërvitor. Nuk funksionoi. Por, pashë që ishte një distance perfekte dhe u thashë bashkëlojtarëve se do ta provoja”, u shpreh Shaqiri

Xherdan Shaqiri mbrëmë mori një karton të verdhë dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshe, ndaj Thun-it.

Por, futbollisti shqiptar do të jetë i gatshëm për ndeshjen e Baselit ndaj Viktoria Plzen, e vlefshme për UEFA Europa League./Indeksonline/