75 Mall Live Search
12:30 / E Hënë, 26 Janar 2026 / AR

Aktorja zbulon arsyen e çuditshme pse po largohet nga profesioni

Kristen Stewart ka shpjeguar pse po largohet gjithnjë e më shumë nga aktrimi dhe po i drejtohet regjisë, duke përmendur mënyrën se si trajtohen gratë në Hollywood si arsyen kryesore.

Përpara premierës së debutimit të saj si regjisore, The Chronology of Water, aktorja 35-vjeçare foli hapur për frustrimet e saj me industrinë e filmit dhe tha se ndjen sikur njerëzit e respektojnë më shumë pas kamerës sesa para saj, transmeton Indeksonline.

“Aktoret trajtohen si mbeturina, duhet t’jua them”, tha Stewart për The Sunday Times-in. “Njerëzit sillen sikur kushdo mund ta bëjë këtë, por herën e parë që u ula të flisja për filmin tim si regjisore, mendova: ‘Uau, ky është krejtësisht ndryshe – po më flasin sikur të kisha tru'”.

Ylli i “Twilight” shtoi se regjisorët, veçanërisht burrat, shpesh respektohen automatikisht – dhe se kjo është pjesë e një çekuilibri më të gjerë në industri./Indeksonline/