75 Mall Live Search
15:00 / E Hënë, 26 Janar 2026 / G T

Shoku i Ibrahimoviqit ndërron kombësi, pranon të luajë për vendlindjen e tij

Paul Wanner është larguar nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Ai ka vendosur të luajë për vendlindjen e tij, Austrinë, shkruan Indeksonlne

20-vjeçari i cili kaloi nëpër të gjitha grupmoshat e Gjermanisë, tani synon të bëjë krenar shtetin ku ka lindur.

Sulmuesi anësor është pjesë e PSV-së, kurse me këtë veprim i jep një mesazh edhe lojtarit nga Kosova, Arijon Ibrahimoviqit, i cili është duke u kërkuar me ngulm nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Wanner dhe Ibrahimoviq kanë luajtur së bashku në grupmoshat e reja të Gjermanisë, por tani s’do jenë së bashku./Indeksonline/