Premierë e jashtëzakonshme e “Shame and Money” në Sundance Film Festival
Filmi i regjisorit Visar Morina, “Shame and Money (Shaban dhe Hatixhe)”, shfaqi premierën botërore në Sundance Film Festival në Park City Utah.
Filmi u prit me duartrokitje të gjata të njëpasnjëshme nga publiku dhe me kritika pozitive ndërkombëtare. The Film Verdict e përshkroi “Shame and Money” si “një dramë të fuqishme dhe observuese, që reflekton mbi dinjitetin njerëzor nën presionet e kapitalizmit të egër”, duke lartësuar realizmin e thellë emocional dhe qasjen autentike.
Shkrimet e para nga Next Best Picture vlerësojnë filmin si “një analizë emocionale të shkatërrimit të shpirtit njerëzor nën peshën e presionit ekonomik”. Reagimet e tjera nga kritikë dhe platforma filmike online theksojnë regjinë e përmbajtur, realizmin social dhe performancat e forta të aktorëve, duke e cilësuar filmin si një nga titujt më të diskutuar dhe rezonues të këtij edicioni të Sundance Film Festival.

