75 Mall Live Search
19:37 / E Hënë, 26 Janar 2026 / L A

Qëndrim Dautaj vendos të pensionohet nga futbolli

Futbollisti i njohur kosovar, Qëndrim Dautaj ka vendosur të pensionohet nga futbolli aktiv.

Kështu njoftoi futbollisti nga Deçani, në një postim në faqen e tij në “Facebook”.

Dautaj, nuk do të largohet krejtësisht nga futbolli pasi që do të vazhdojë karrierën si trajner.

Karrierën e kishte nisur te Deçani, teksa më pas luajti për skuadra të ndryshme në futbollin e Kosovës si Llapi, Gjilani, Ferizaji, Flamurtari dhe Besa./IndeksOnline/