75 Mall Live Search
08:34 / E Martë, 27 Janar 2026 / Z S

Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore sulmohen nga katër persona në Han të Elezit

Dy zyrtarë të Ekonomisë Pyjore dyshohet se janë sulmuar me mjete të forta nga katër persona.

Sipas policisë, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Ferizajt, derisa të dyshuarit janë ende në arrati.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Dermjak të Hanit të Elezit, të hënën pasdite./Indeksonline/