E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën
Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij është vjedhur nga auto-servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka ndodhur, më 23 janar në Komoran.
Ndërkohë vetura e vjedhur ende nuk është gjetur, teksa hetimet vijonë.
“Ankuesi mashkull kosovar, më 26.01.2026 ka njoftuar se persona të panjohur i kishin vjedh veturën e tij nga servisi ku e kishte lënë për ta rregulluar. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

