Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë
Dy persona janë arresuar në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Policia raporton se gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta dhe 18 fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr.”Hasan Prishtina”, Obiliq 26.01.2026-12:14. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta dhe 18 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje ”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

